Lezhë,më 09.02.2022
Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë në zbatim të Udhëzimit nr.673 datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administrates në OSHKSH, spitalet rajonale/ bashkiake dhe NJVKSH” ,kreu I,pika 9, me miratim OSHKSHShkodër, shpall një vend të lirë pune si më poshtë:
pozicioni : sanitare /Sektori i Shërbimeve Mjedisore
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
Preferohet të ketë mbaruar arsimin e mesëm.
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Të ketë aftësi te mira për punën në grup.
Preferohet të ketë eksperiencë pune.
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë brënda periudhës 09.02.2022 deri me 16.02.2022 të shpalljes ne web-site e institucionit këto dokumenta:
Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
Dokumentet të dorëzohen pranë sekretarisë së Spitalit.