Këtë repart e mbulon shefi i shërbimit Dr. Mark Marku, duke qënë se është edhe pediatër-reanimator, së bashku me dy mjek të tjerë: Dr. Bardhok Gjoka dhe Dr. Kastriot Kolmarku. Gjithashtu shërbejnë 4 infermiere te kualifikuara. Ky repart ka 4 shtretër, është i pajisur me të gjitha kushtet dhe aparaturat e duhura. që janë: monitor, aspirator, oksigjenim, kondicioner, aspirim qëndror, etj.
Në këtë repart trajtohen fëmijë që vinë në gjëndje të rëndë, siç janë kriza konvulsive fibrale dhe afibrale, Bronkopneumoni e rëndë, Astma bronkiale e formës së rëndë , Laringitet akute të formës së rëndë, Diaretë akute me dehitratim të rëndë, G-Enteritet toksike, etj.
Në sajë të kujdesit më të madh të trajtimit nga familjarët dhe të punës cilësore të personelit mjekësor, rastet e rënda janë ulur dhe vdekshmëria në spital vazhdon të jetë zero.