Banka e Gjakut
May 29, 2022Shërbimi i Patologjisë
May 29, 2022
Shërbimi i Laboratorit Klinik Bio-Kimik
Ka funksionuar me një personel prej 7 (shtatë ) laborante dhe 1 (një) mjeke, Dr. TEUTA DUSHKAJ e cila është përgjegjëse e shërbimit të Laboratorit Klinik–Biokimik në Spitalin Rajonal Lezhë.
Duke qënë i vetmi laborator si për analizat e shërbimit te urgjences, spitalor dhe ato ambulatore, ngarkesa e këtij stafi ka qënë mjaft e madhe. Kjo ngarkesë është përballuar me një volum punë mjaft të madh në harkun e 24 orëve. Kohet e fundit po praktikohet planifikimi i analizave, per te lehtesuar punen e personelit dhe perballjen e tyre me rrallen e pacjenteve.
Më poshtë gjeni jetëshikrimin profesional të Shefit të Shërbimit të Laboratorit Klinik Bio-Kimik
Dr. TEUTA DUSHKAJ ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988-1993 dhe është specjalizuar në fushën Laborator Klinik-Biokimik në vitin 1997-1999.
Eksperienca profesionale:
- Mjeke stazhiere në Spitalin Rajonal Lezhë (1993-1994);
- Mjeke e përgjithshme, Përgjëgjese në QSH Blinisht-Lezhë (1994-1995);
- Mjeke Familje D.R.S.SH-Lezhë (1995-1997);
- Mjeke Laborator Klinik-Biokimik, Shefe e shërbimit të Laboratorit Klinik–Biokimik ne SRL (2000- dhe në vazhdim).
Trajnimet:
- Konferenca e IX Kombëtare E Dhimbjes,Tiranë –Albania; U.Zoja e Këshillit të Mirë,2013;
- Kurs trajnimi (niveli pasuniversitar) “Bazat E Menaxhimit Shendetesor “;
- Tiranë–Albania; ISSAT, 2013;
- Konferenca e II Kombëtare e Shkencave Mjekësore; Tirane–Albania; UT, 2015;
- 24th Balkan Clinical Laboratory Federation Meeting; Tirane –Albania, 2016;
- Annual European Congress of Rheumatology; London–UK, 2016;
- 22nd European congress of Clinical Chemistry and Laboratory Medicine ;Athens-GR;
- Kurs Trajnimi ”Praktika Laboratorike me Sistemet Bashkëkohore“ Tiranë–Albania; Working Together Consulting dhe QKEV.