Shërbimi i Urgjencës pranë Spitalit Rajonal Lezhë funksionon me një organikë që konsiston nga një mjek urgjence, 4 mjek ndihmës që ofrojnë shërbim 24 orë, 17 infermiere, 4 sanitare.
Në dispozicion të këtij shërbimi janë edhe 5 ambulanca që sigurojnë transportin e pacientëve në përgjigje të emergjencave të cilat gjithmonë janë në gatishmëri totale për të plotësuar nevojat e këtij shërbimi.
Ky shërbim ka në dispozicion të pacientëve dy dhoma me nga katër shtretër , një dhomë shoku me një krevat dhe një dhomë traumatologjie . Ky shërbim është në dispozicion të cdo të sëmuri që paraqitet me diagnozë urgjence siç përcaktohet në Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Çdo i sëmurë që paraqitet pranë këtij shërbimi duhet të pajiset më kartelën e shërbimit 24h, dhe ështe mire të paraqesë dokumentin e identifikimit të pacientit dhe Librezën e sigurimeve shëndetësore të pacientit .
Përgjegjës I shërbimit të urgjencës është Dr. ALMIR KELI, për të cilin do paraqesim më poshtë jetëshkrimin profesional. Vlen të përmendet disponueshmëria dhe gatishmëria e stafit të këtij shërbimi duke qënë se përballen me një shumëllojshmëri emergjencash jo vetëm në numër por edhe mjaft komplekse. Infrastruktura e këtij shërbimi është e kënaqshme ku gjatë viteve të fundit në sajë të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me fonde të qeverisë Shqiptare shërbimi i urgjencës është përmirësuar duke vënë në dispozicion 2 autoambulanca të reja, CT, Rontegen,dhe Recepsionin, të cilat ndikojnë dukshëm jo vetëm në diagnostifikimin e urgjencave por gjithashtu edhe në përmirësimin e shërbimeve të tjera.
Planet për të ardhmen përsa i përket këtij shërbimi synojnë në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës , shtimin e organikës me mjek specialistë, dhe trajnimin mjekësor të vazhdueshëm për stafin me qëllim përmirësimin në vazhdimësi të këtij shërbimi jetik për popullatën.
Rrjedhojë e këtij impenjimi, stafi I shërbimit të urgjencës ka mundësuar të presë, t’i shërbejë në dhënjen e ndihmës së parë, mbi 40 mijë rasteve në vit.
Ndërkohë duhet theksuar fakti se nga bashkëpunimi me sfatin e mjekëve specialist është mundësuar ulja e rasteve të dërguara në QSUT ose spitalin e Traumës, Dhe ulja e numrit të vdekjeve.
ALMIR KELI
Formimi Akademik
Diplomuar ne Fakultetin Mjekesis, dega - Mjekesi e Pergjitheshme viti -1998
Punesimi
Nentor 1998 : Mjek dhe pergjegjes I Q.SH. Kurbnesh , Mirdite.
Mars 2001 : Mjek ne Q.SH. Spiten dhe Treshe , Lezhe.
Janar 2004 : Mjek dhe pergjegjes I Q.SH. Zejmen, Lezhe.
Shkurt 2009 : Mjek ne Q.SH. Spiten, Lezhe.
Tetor 2012-2017 : Shef I sektorit te M&V ne DRSH Lezhe.
Mjek vullnetar ne ambulance e Caritasit, Pllane nga viti 2004 deri sot.
Nga viti 2018 mjek ne sherbimin e urgjences ne Spitalin Rajonal Lezhe, si dhe nga viti 2021 e ne vazhdim Shef i Sherbimit te Urgjences ne Spitalin Rajonal Lezhe.