Shpallje për vënd të lirë pune : Operator Recepsioni
June 2, 2022Investim madhor për Spitalin Rajonal të Lezhës
February 27, 2023
Spitali Rajonal i Lezhës është pajisur me aparaturën e re DEXA, duke shtuar një shërbim të ri për qytetarët.
Pajisja më e re për matjen e densimetrisë kockore, vërtetë ka përmirësuar shërbimet dhe ka mbyllur një cikël të shërbimeve sa i përket imazherisë në këtë spital.
Osteodensitometria shërben për përcaktimin e densitetit kockor (përmbajtjes minerale të kockës) ose fortësisë së kockës, me ndihmën e një ekzaminimi radiografik të veçantë, që quhet DEXA.
Osteodensitometria është një ekzaminim që i takon fushës së Ortopedisë, por gjithashtu edhe Gjinekologjisë dhe Mjekësisë interne (të organeve të brendshme).