Investim madhor për Spitalin Rajonal të Lezhës
February 27, 2023Shpallje vend te lire pune : Operator Recepsioni
April 3, 2023
Në datat 2 -3 Mars, në Lezhë u zhvillua kursi bazik i laparoskopisë dhe histeroskopisë. Një aktivitet i konceptuar në një mënyrë inovative që alternoi prezantime teorike, trajnimin ”hands on” të pjesëmarrësve në simulatorë pelvik si dhe live surgery me lidhje direkte nga salla e Maternitetit Lezhë. Ky ishte një projekt që përmbledh një rrugëtim formimi dhe pasioni dhe që na bën të ndjehemi mirë qoftë sa i përket pjesëmarrjes dhe interesimit të lartë që ngjalli ashtu dhe motivimit për projekte të tjera gjithmonë e më ambicioze.
Ky kurs u zhvillua nen kujdesin e organizatoreve Dr. Leon Kaza , Senad Hallunaj dhe Rustem Celami .
Falenderime të përzemërta pjesëmarrësve, të gjithë atyre që na mbështetën në këtë projekt si dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit Lezhë.