Lezhë,më 23.04.2024
Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë në zbatim të Udhëzimit nr.673 datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administrates në OSHKSH, spitalet rajonale/ bashkiake dhe NJVKSH” ,kreu I,pika 9, shpall një vend të lire pune provizor si më poshtë:
pozicioni : shofer autoambulance /Sektori Teknik
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
Preferohet të ketë mbaruar arsimin e mesëm.
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Të ketë aftësi te mira për punën në grup.
Preferohet të ketë eksperiencë pune.
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë nga data 23.04.2024 deri me datë 10.05.2024 këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Përshkrim i edukimit dhe punësimit :Curriculum Vitae,
- Patentë e Klasit D (që lejon përdorimin e makinave të kategorisë së autambulancave).
- Çertifikatë a aftësimit perofesional të drejtimit (CAP)
- Kopie te kartës së Identitetit
- Vertetim të vendbanimit
- Fotokopje të noterizuar të dokumentit të arsimit përkatës me listë notash.
- Referencë pune (n.q.s ka qënë i punësuar) nga punëdhënësi i mëparshëm.
- Dëshmi penaliteti.
- Vertetim mjeko-ligjor i aftësisë për punë.
- Librezë shëndetësore
- Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të kërkuar sjell s’kualifikim të kandidatit.
- Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
- Dokumentet të dorëzohen pranë sekretarisë së Spitalit.