Bazuar në vendimin nr. 419, datë 4.7.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, në pikën 8 të Kreut I të Udhëzimit Nr.206 datë 09.04.2024 “ Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe te disciplines së punonjësve të administrates në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe drejtoritë e shërbimit spitalor në varësi të OSHKSH, spitali rajonal Lezhë shpall një vend të lirë pune me afat të përkohshëm 3-muaj me mundesi perseritje të kontratës deri ne një vit në pozicionin si më poshtë:
Pozicioni: specialist përkthyes i gjuhes turke– Drejtoria -1 (një) punonjës
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
a) të ketë shtetësinë shqiptare/ ne rast se eshte shtetas i huaj të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe;
b) të jetë jo më pak se 18 vjeç;
c) të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
d) të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojë aftësitë profesionale të domosdoshme, për vendin përkatës të punës, sipas kritereve të miratuara;
ç) të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e) të mos jetë i/e dënuar me burg me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi; dh) të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
-Titulli: Perkthyes i gjuhes turke
a.Gjuha e huaj bazë: Turqisht
b. Arsimi : Preferohet arsim i lartë/ ne munges interesi të pranohet i mesëm që plotëson kriteret për njohjen e gjuhës turke.
c. Kualifikimi: Niveli Minimal Bachelor.
d. Master profesional përbën përparësi në përzgjedhje, sidomos aplikantet që kanë bazë arsimore në fushat e shkencave mjeksore, ose kanë mbaruar arsimin e lartë në degen Gjuhë e huaj :turqisht. Përveç gjuhës turke që duhet ta zoterojë shumë mirë, njohja e gjuheve të dyta si gjuha angleze përbën avantazh në përzgjedhje.
d. Trajnimi: Trajnim në fushën e kërkuar
c. Eksperienca në Punë: Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet.
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë brënda periudhës 07.04.2025 deri me 14.04.2025 të shpalljes ne web-site e institucionit këto dokumenta:
▪ kërkesën;
▪ formularin e aplikimit;
▪ fotokopje të kartës së identitetit;
▪ diplomën e shkollës së lartë të noterizuar sëbashku me listë notash;
▪ fotokopje të patentës nëse ka;
▪ dëshmi profesioni nëse ka;
▪ certifikatë ose dëshmi të gjuhëve të huaja
▪ raport mjekësor i aftesisë për punë;
▪ dëshmi penaliteti;
▪ vërtetim nga gjykata;
▪ vërtetim nga prokuroria;
▪ librezë pune;
▪ jetëshkrimin (CV)
▪ formularin e vetëdeklarimit
- Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
- Dokumentet të dorëzohen pranë sekretarisë së Spitalit brënda afatit të përcaktuar në shpallje.
Detyrat kryesore:
- Përgjigjet për përkthimin e materialeve/të dhënave që kërkohen nga menaxherët turq apo dokumenta që do i kerkohet nga drejtoria e spitalit që të përkthehen në gjuhën turke apo nga gjuha turkes në shqip.
- Përgjigjet për përkthimin e materialeve me karakter teknik në fusha të ndryshme në bashkëpunim me meneaxheret turq.
- Shoqeron në çdo ambjent spitalor menxheret turq në rolin e specialistit përkthyes.
-
Bashkepunon me stafin spitalor ne lidhje në lidhje me përkthimin e materialeve nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtoria me urdhër të brendshëm, respekton urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçanta.