Spitali Rajonal Lezhë ka për mision të përmirësojë shëndetin e komunitetit duke ofruar një standart të ri në kujdesin shëndetësor, kujdesin klinik dhe ngritjen profesionale të mjekëve specialistë duke siguruar një qendër mjekësore për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Rrikthimi i besimit të qytetarëve për shërbimin shëndetësor, transformimi i kujdesit shëndetësor dhe krijimi i shpresës për komunitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe gamës së shërbimeve është vizioni ynë. Sfida jonë është mbrojtja e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi.
Kjo përmes:
- Cilësisë në kujdesin mjekësor të specializuar të mbështetur në edukimin gjithëpërfshirës;
- Zhvillimi, vlerësimi dhe përdorimi i teknikave të reja;
- Tërheqja e stafit me vlerat më të mira mjkësore dhe shkencore;
- Sigurimi i dhënies efikase të kujdesit shëndetësor.
Objektivat tona:
- Kujdesi shëndetësor cilësor me akses të plotë;
- Përmirësimi i infrastrukturës spitalore dhe kushteve të punës;
Zbatimin dhe vlerësimin e protokolleve të mjekimit; - Zbatimi i kodit te etikës dhe deontologjisë;
- Ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit mjekësor;
- Zgjerimi dhe rritja e gamës së shërbimeve në spital;
- Përcaktimi i standarteve profesionale për të gjithë personelin;
- Edukimi i pacientit.