Lezhë, më 22.05.2024
Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë në zbatim të Udhëzimit nr.673 datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administrates në OSHKSH, spitalet rajonale/ bashkiake dhe NJVKSH” ,kreu I,pika 9, me miratim OSHKSHShkodër, shpall një vende të lirë pune provizor në pozicion magazinjere pranë sektorit të planifikimit dhe prokurimeve me kriteret si më poshtë:
pozicioni :Magazinjere pranë Sektorit të Planifikimit&Prokurimeve
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
ARSIMI:
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
Përvoja:
Preferohet të ketë eksperiencë të mëparëshme pune.
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Të ketë dëshmi të përdorimit të kompjuterit
Të ketë aftësi te mira për punën në grup.
Preferohet te njohë gjuhë të huaja
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë brënda periudhës 22.05.2024 deri me 29.05.2024 të shpalljes ne web-site e institucionit këto dokumenta:
Kërkesë për aplikim
Curriculum Vitae, nr. tel. si dhe adresën e vendqëndrimit
Fotokopje të noterizuar deftesës/diplomës dhe listës së notave.
Fotokopie e deshmise kompjuterit e noterizuar.
Fotokopje të noterizuara të dëshmive të ndryshme kualifikimi (n.q.s ka)
Kopie e kartës së Identitetit
Referencë pune (n.q.s ka qënë i punësuar) nga punëdhënësi i mëparshëm.
Dëshmi penaliteti.
Raport mjeko-ligjor të aftësisë për punë
Librezë shëndetësore
Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.Dokumentet të dorëzohen pranë sekretarisë së Spitalit.Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërm përbën kusht për s’kualifikim.