Shpallje vënd të lirë pune: Sanitare
April 18, 2026Shpallje vend te lire pune:teknik i mesem (hidraulik) /Sektori Teknik
June 9, 2026Lezhë, më 17.04.2026
Spitali rajonal Lezhë shpall një vend të lire pune pozicionin si më poshtë:
Pozicioni: specialist për koordinimin e të dhënave/vizitave mjekësore me pacientin - sektori i Kujdesit dhe koordinimit me pacientin -1 (një) punonjës
Ambjenti i punës dhe detyrat e këtij pozicioni fokusohen ne ambjentet e recepsionit të shërbimit spitalor ne menaxhimin e të dhënave/vizitave mjekësore me pacientin.
Arsimi:
Peferohet të zotëroje diplomë në “Shkencat teknike mjeksore”
Arsimi i kryer jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Përvoja:
Preferohet të ketë eksperiencë të mëparëshme pune.
Prioritet do të kenë ato aplikime që kanë pasur eksperiencë pune në përpunimin e të dhënave mjeksore në shërbim spitalor.
Njohuri dhe aftësi:
Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në grup. I aftë të përmbush me korrektësi dhe në kohë detyrat e ngarkuara. Aftësi për të punuar në përputhje me kodin etik dhe në zbatim të ligjit.Të ketë njohur të gjuhës angleze( vertetuar me diplome ose çertifikate).
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentacionin përkatës si vijon:
- Letër interesi për pozicionin ku do të aplikojë
- Curriculum Vitae
- Kartën e identitetit/pasaporte (kopje)
- Diploma e shkollës+ listën e notave (kopje e noterizuar)
- Libreze pune (kopje e plotë e saj)(nëse ka)
- Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja të mbrojtura
- Trajnime dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën
- Dëshmi penaliteti
- Raporti mjeko-ligjor i aftësisë për punë
- Vërtetim banimi
- Çertifikatë familjare
- Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të kërkuar sjell s’kualifikim të kandidatit.
- Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
- Dokumentet të dorëzohen pranë sekretarisë së Spitalit brënda afatit të përcaktuar në shpallje.
DETYRAT E SPECIALISTIT PËR KOORDINIMIN E TË DHËNAVE/VIZITAVE TË PACIENTIT
- Specialisti për koordinimin e të dhënave/vizitave me pacienin ka varësi strukturore nga Përgjegjësi i sektorit të kujdesit dhe koordinimit me pacientin.
- Drejton, jep informacionin dhe bën veprimet e duhura për të gjithë ato pacientë apo familjarët e tyre që paraqiten në spital për shtrim apo vizitë specialisti, konsulta, ekzaminime laboratorike, imazherike etj. për në pavionet apo kabinetet mjekësore perkatëse.
3. Përgjigjet për mbatjen, plotësimi dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës (regjistra, kupona etj. ). Bën regjistrimin e pacienteve ambulatorë që kerkojnë shërbimin mjekësor ambulator në spital, duke zbatuar udhëzimet në fuqi.
4. Duhet të njohë dhe të zbatojë udhëzimet në fuqi, për shërbimet ambulatore në spital, siç janë:
a) Urdhërit të MSHMS nr.171 datë 19.02.2019“Mbi rregjimin e disiplinës dhe rregullave të unifikuara për aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore publike”, me azhornimet përkatëse.
b)Urdheri i Ministrit të Shëndetësisë Nr. 337, datë 02.12.2002 “Mbi funksionimin e sistemit të referimit të pacientit në sherbimin shëndetësor”.
- c) Udhëzimin e Ministrit të Shëndetësisë “Mbi tarifat për vizitat ambulatore tek specialisti për konsultat apo ekzaminimet laboratorike, imaxherike, nderhyrjet kirurgjikale ambulatore etj.”
d) Udhëzimi për perjashtimin e personave nga pagesa sipas kategorive të personave që konsiderohen të siguruar.0Të këtë të afishuar tarifat perkatëse dhe listen e kategorive të personave që konsiderohen të siguruar. Për çdo rast (vizitë, konsultë, ekzaminim ambulatorë) që kërkon pagesë sipas tarifave të caktuara, pret kuponin në tre kopje: një për kabinetin mjekësor, një për degen e finances dhe një kopje e mban vetë. Të ardhurat e grumbulluara dorëzohen brënda dites sipas udhëzimeve të deges së financës, në arkën e llogarisë së Drejtorisë.
6. Përgjigjet për rregullimin dhe higjenen e vendit të punës, zbaton orarin e punës të percaktuar nga Drejtoria. 7. Përgjigjet për sjelljen me edukate dhe kulturë me pacientin, familjaret dhe vizitoret që paraqiten në spital.
Administron dhe përditeson të dhënat në recepsion dhe backoffice për rregjistrimin e rekordeve elektronike shëndetësore si dhe hedhjen e të dhenave të pacientëve ne sistemin RHIS
8.Detyra te tjera te ngarkuar nga eproret.
Fusha e njohurive dhe aftësitë mbi të cilat do të zhvillohet vlerësimi:
Ligjin Nr. nr.55/2022 “Për shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërise“
Ligjin Nr. 10138, datë 11.05.2009 “Për shëndetin publik”, i ndyshuar,
VKM Nr. 419, datë 4.7.2018 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Urdhërit të MSHMS nr.171 datë 19.02.2019“Mbi rregjimin e disiplinës dhe rregullave të unifikuara për aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore publike”, me azhornimet përkatëse.
b)Urdheri i Ministrit të Shëndetësisë Nr. 337, datë 02.12.2002 “Mbi funksionimin e sistemit të referimit të pacientit në sherbimin shëndetësor”.
Udhëzimin e Ministrit të Shëndetësisë “Mbi tarifat për vizitat ambulatore tek specialisti për konsultat apo ekzaminimet laboratorike, imaxherike, nderhyrjet kirurgjikale ambulatore etj.”
d) Udhëzimi për perjashtimin e personave nga pagesa sipas kategorive të personave që konsiderohen të siguruar.
Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar.
