Shpallje vend te lire pune : Specialist per kordinimin e te dhenave
April 18, 2026
Lezhë,më 08.06.2026
Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë në zbatim të Udhëzimit Udhëzimit Nr.206 datë 09.04.2024
“ Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe te disiplines së punonjësve të
administrates në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe drejtoritë e shërbimit spitalor në varësi të OSHKSH-,
shpall një vend të lirë pune si më poshtë:
pozicioni : teknik i mesem (hidraulik) /Sektori Teknik
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
Preferohet të ketë mbaruar arsimin e mesëm.
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Të ketë aftësi te mira për punën në grup.
Preferohet të ketë eksperiencë pune.
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë brënda periudhës
08.06.2026__ deri me 12.06.2026 të shpalljes ne web-site e institucionit këto dokumenta:
• Kërkesë me shkrim
• Përshkrim i edukimit dhe punësimit :Curriculum Vitae,
• Kopie te kartës së Identitetit
• Vertetim të vendbanimit
• Fotokopje të noterizuar të dokumentit të arsimit përkatës me listë notash.
• Dokumemt/kurs kualifikimi për hidraulik. (kopje e noterizuar).
• Kopie të librezës së punës (n.q.s ka qënë i punësuar).
• Dëshmi penaliteti.
• Vertetim mjeko-ligjor i aftësisë për punë.
• Librezë shëndetësore
• Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të kërkuar sjell s’kualifikim të kandidatit.
• Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
• Dokumentet të dorëzohen pranë sekretarisë së Spitalit.
