Spitali Rajonal Lezhë ka për mision të përmirësojë shëndetin e komunitetit duke ofruar një standart të ri në kujdesin shëndetësor, kujdesin klinik dhe ngritjen profesionale të mjekëve specialistë duke siguruar një qendër mjekësore për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Rrikthimi i besimit të qytetarëve për shërbimin shëndetësor, transformimi i kujdesit shëndetësor dhe krijimi i shpresës për komunitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe gamës së shërbimeve është vizioni ynë. Sfida jonë është mbrojtja e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi.

Kjo përmes:

  • Cilësisë në kujdesin mjekësor të specializuar të mbështetur në edukimin gjithëpërfshirës;
  • Zhvillimi, vlerësimi dhe përdorimi i teknikave të reja;
  • Tërheqja e stafit me vlerat më të mira mjkësore dhe shkencore;
  • Sigurimi i dhënies efikase të kujdesit shëndetësor.

Objektivat tona:

  • Kujdesi shëndetësor cilësor me akses të plotë;
  • Përmirësimi i infrastrukturës spitalore dhe kushteve të punës;
    Zbatimin dhe vlerësimin e protokolleve të mjekimit;
  • Zbatimi i kodit te etikës dhe deontologjisë;
  • Ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit mjekësor;
  • Zgjerimi dhe rritja e gamës së shërbimeve në spital;
  • Përcaktimi i standarteve profesionale për të gjithë personelin;
  • Edukimi i pacientit.