Fillimet
Spitali i pare ne rrethin e Lezhes, i projektuar si i tille, daton ne prill 1968.
Godina tre kateshe, akoma ne funksionim, kishte ambiente te mjaftueshme per kohen. Spitali kishte repartet e pathologjisë, pediatrisë, maternitetit, kirurgjisë, radiologjise, pneumo-ftiziatrisë dhe laboratori
Objektivat
Kujdesi shëndetësor cilësor me akses të plotë në të gjithë pavionet dhe shërbimet.
Zbatimin dhe vlerësimin e protokolleve të mjekimit. Zbatimi i kodit te etikës dhe deontologjisë. Ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit mjekësor.
Zgjerimi dhe rritja e gamës së shërbimeve në spital. Përcaktimi i standarteve profesionale për të gjithë personelin. Edukimi i pacientit.
Misioni
Spitali Rajonal Lezhë ka për mision të përmirësojë shëndetin e komunitetit
duke ofruar një standart të ri në kujdesin shëndetësor, kujdesin klinik dhe ngritjen profesionale të mjekëve specialistë duke siguruar një qendër mjekësore për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
LEGJISLACIONI
- Ligji 55/2022 datë 07.07.2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji Nr. 10107, datë 30.03.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”,ndryshuar me Ligjin nr. 27/2019 date 05.2019.
- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 36 datë 27.01.2023 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e spitaleve rajonale, terciare dhe qendrave spitalore rajonale publike”
- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 36 datë 27.01.2023 “Për miratimin e rregullres se autonomisë spitalore”
- Ligji Nr. 123, datë 09.2014, “Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji Nr. 9150, datë 10.2003, “Për Urdhërin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar me Ligjin nr. 128/2014 .
- Ligji Nr. 9718, datë 19.04.2007, “Për Urdhërin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr. 124/2014 .
- Ligji Nr. 105, datë 31.07.2014, “Për barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”.
- Ligji nr. 44, datë 30.04.2015, “Kodi i Procedurës Administrative”.
- Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë ”, i ndryshuar me Ligjin nr. 136/2015 date 05.12.2015.
- Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar me Ligjin nr. 48/2012 .
- Ligji Nr. 10279, datë 20.05.2010, “Për kundërvajtjet administrative”;
- Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar me ligjin Nr.110/2015 date 15.10.2015.
- Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar me Ligjin nr. 86/2012 dhe Ligjin nr. 44/2014 date. date 24.04.2014.
- Ligji Nr. 162/2020, datë 23.12.2020, “Për prokurimin publik”,
- Ligji Nr. 138, datë 16.10.2014, “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji Nr. 147, datë 30.10.2014 , “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”
- Udhëzimi për detyrat e Koordinatorit të Shërbimit të Urgjencës në Spitalet Rajonale me anë të Shkresës me Nr. 283/2 Prot datë 21.12.2016 të hartuar dhe miratuar nga QKUM.
- VKM Nr. 865, datë 24.12.2019, “Për mënyrën e kryerjes së procesit të akreditimit tëinstitucioneve të kujdesit shëndetësor e përcaktimin e tarifave dhe afateve kohore”;
- VKM Nr. 315, datë 23.03.2011, “Për përcaktimin e rregullave dhe mënyrën e realizimit tëprocesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore”:
- VKM Nr. 789, datë 22.09.2015, “Për përcaktimin e kritereve, statndardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistë të shëndetësisë”;
- Ligji nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” i ndryshuar me
Ligjin Nr. 124/2020 .
- Ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
- Urdhër i MSHMS Nr 493 datë 07.2019 “Për sistemin e referimit”
- Urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 753, datë 31.10.2018 “Për ekzaminimet dhe organizimin e komisioneve mjekësore rajonale të caktimit të aftësisë të punës”;
- Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve nënjësitë e sektorit publik”.
- Udhëzimi Nr. 481 datë 27.06.2019 ndryshuar me Udhëzimin me Nr. 608 datë 31.10.2022 “Për Proceduarat e Punësimit për Profesionet e Shkencave Mjekësore Teknike në Institucionet Shëndetësore Publike në Republikën e Shqipërisë” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Udhëzimi Nr. 673, datë 02.10.2019, ndryshuar me Udhëzimin me Nr. 514, datë 18.09.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshimeve në Udhëzimin Nr. 673, datë 02.10.2019 “Për procedurat e punësimit të punonjësve të administratës në OSHKSH, Spitalet Rajonale/Bashkiake dhe NJVKSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Spitali Rajonal Lezhë

Qëllimi
Rikthimi i besimit të qytetarëve për shërbimin shëndetësor, transformimi i kujdesit shëndetësor
dhe krijimi i shpresës për komunitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe gamës së shërbimeve është vizioni ynë. Sfida jonë është mbrojtja e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi.
Kjo përmes:
Cilësisë në kujdesin mjekësor të specializuar të mbështetur në edukimin gjithëpërfshirës; Zhvillimi, vlerësimi dhe përdorimi i teknikave të reja;
Tërheqja e stafit me vlerat më të mira mjkësore dhe shkencore;
Sigurimi i dhënies efikase të kujdesit shëndetësor.

