
Poliklinika
Shërbimi i Poliklinikës është realizuar de jure me një personel prej 12 mjekë specialist dhe 17 infermiere, ndonëse de facto mbulohet nga të gjithë mjekët specialist të spitalit mbas vizitave tek pacientët e shtruar.
Përgjegjës i këtij shërbimi është Dr.Martin Marku. Edhe ky shërbim si në rastin e urgjencës, ka patur një fluks mjaft të madh pacietësh gjatë gjithë vitit. E llogaritur ne 264 ditet e vitit, në këtë shërbim rezulton të jenë paraqitur mesatarisht 170 veta/dite.