
Shërbimi i Urgjencës
Rëndësia e një shërbimi urgjence të zhvilluar vlerësohet si një nga faktorët kyç të suksesit për të shëndërruar dhe për të përmirësuar kurimin e sëmundjeve akute në mënyrë që popullata të këtë shërbim cilësor.
Shërbimi i Urgjencës pranë Spitalit Rajonal Lezhë funksionon me një organikë që konsiston nga një mjek urgjence, 4 mjek ndihmës që ofrojnë shërbim 24 orë, 17 infermiere, 4 sanitare.
Në dispozicion të këtij shërbimi janë edhe 5 ambulanca që sigurojnë transportin e pacientëve në përgjigje të emergjencave të cilat gjithmonë janë në gatishmëri totale për të plotësuar nevojat e këtij shërbimi.